Këto do të jenë përballjet gjysmëfinale në Europa League

Pas çifteve çerekfinaliste në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti duke përcaktuar skeletin e përballjeve në gjysmëfinale dhe finale të Europa Leagues.

Përballja më interesante do të jetë dueli Italo-anglez, ndërmjet Napolit të Hysajt dhe Arsenalit të Xhakës, shkruan SYRI.net.

Napoli – Arsenal

Villarreal – Valencia

Benfica – Eintracht Frankfurt

Slavia Pragë – Chelsea

Në gjysmëfinale do të takohet fituesi i përballjes Napoli – Arsenal me fituesin e duelit tjetër mes Villarrealit dhe Valencias.

Gjysmëfinalja tjetër, do të luhet mes fituesit të takimit Benfica – Eintracht Frankfurt me fituesin e takimit tjetër, Slavia Pragë – Chelsea.