Vasili: Edi Rama u rrëmbeu fermerëve subvencionet dhe jua dha koncesioneve

Drejtuesi i lartë i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të qëverisë për të ulur sibvencionet për bujqësine dhe fermerët.

Në një postim në facebok Vasili shkruan se Edi Rama, “u rrëmbeu fermerëve subvencionet dhe jua dha koncesioneve”.

“Fermerët torturohen oligarkët majmen.

Shkollëpaku u flet universitarëve në Institutin Bujqësor”, shkruan Vasili.

Ja postimi i tij i plotë:

Fermerët torturohen oligarkët majmen.

Shkollëpaku u flet universitarëve në Institutin Bujqësor.

U rrëmbeu fermerëve subvencionet dhe jua dha koncesioneve.

4 herë janë ulur subvencionet në bujqësi dhe me dhjetra herë rriten financimet për koncesione.

Fermerët le të torturohen e të vuajnë edhe për bukën e gojës, rëndësi ka të hanë dhe të majmen oligarkët.