Mungon avokatja, dështon sërish seanca për Shullazin

Ka dështuar për herë të pestë seanca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij. Shkak është bërë mungesa e avokates Eralda Brahimasi, e cila mbron kryesisht Gilmando Danin.

Për këtë arsye, Gjykata ka gjobitur 10 mijë lekë avokaten Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë dhomës kombëtare të avokatisë.

Në seancë ishin të pranishëm Endrit Qyqja dhe Gilmando Dani, të pandehurit e tjerë kanë preferuar të mbrohen nga avokatët

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Renda pezulloi afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit

Seanca e radhës u caktua në 25 mars.