Përballje ‘ferri’, ja disa nga duelet e mëdha që priten në shortin e Championsit

Sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës hidhet shorti që do të përcaktojë çiftet çerekfinaliste dhe skeletin e plotë të përballjeve në Champions League.

Juventus, Barcelona, Manchester City, Manchester United, Porto, Tottenham Hotpusr, Ajax dhe Liverpool, janë skuadrat që kanë siguruar një vend për këtë fazë.

Mediet e huaja kanë bërë parashikimet e tyre për disa që mund të konsiderohen si përballjet e “ferrit”, siç mund të jetë dueli ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Një tjetër duel gjigant shorti mund të na rezervojë edhe derbin ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester United.

Gjithashtu Liverpool – Juventus, ose Liverpool Barcelona do të ishin duele të frikshme.

Sido që të shkojë shorti në këtë fazë spektakli është i garantuar pasi përballjet e mëdha janë të pashmangshme.