VIDEO/ Frankfurti bën surprizën e madhe, eliminon Interin nga Europa League

Interi zhvilloi në “San Siro” ndeshjen e kthimit të Europa League kundër Eintraht Frankfurt, shkruan Syri.net.

Takimi i parë i luajtur në Gjermani kishte përfunduar pa gola dhe zikaltrit kishin avantazhin e faktorit fushë, por nuk mundën dot ta shfrytëzonin.

Frankfurti fitoi 1-0, me golin e shënuar në pjesën e parë nga Jovic, madje që në minutën e 5-të.

Më pas loja u zhvillua me plot raste, sidomos nga miqtë, por rezultati nuk ndryshon më.

Frankfurti bën surprizën brenda në “San Siro”, duke u kualifikuar në çerekfinale.

iframe src="https://video.syri.net/embed/fcQWj4OjbzRDdbl" frameborder="0" width="700" height="400" allowfullscreen>