Sherri në emision, ja si Bardhi i rikujton Pezës 1 milion eurot e padeklaruara

Emisioni i sotëm në “Opinion” u shoqërua me tone të forta midis Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe ish-deputetit socialist, Alfred Peza.

Bardhi i ka kujtuar Pezës pasurinë prej 1 milion eurosh, e cila u mbyll në mënyrë të çuditshme nga gjykata, pa dhënë një shpjegim se si mundet një gazetar të grumbullojë një pasuri të tillë.

Peza u përpoq të devijonte bisedën për burimin e te ardhurave, duke u shprehur se kjo punë ishte mbyllur në gjykatë.  

“Po flas për 1 milion eurot që ju i keni të padeklaruara”, i tha Bardhi-Pezës.

Ndërsa ky i fundit i kërkoi Bardhit që ti kërkojë të falur pasi për këtë ishte shprehur gjykata, por Bardhi nuk ka pranuar ti kërkojë ndjesë për “1 milion eurot”

Debati i plotë

Bardhi-Ne nuk e ndalëm dot Edi Ramën të vidhte 200 milion euro me ndërtimet që prishnin Teatrin Kombëtar

Peza- E kishit fjalën për 220 milion euro për Rrugën e Kombit

Bardhi-Jo e kisha për 1 milion euro që ju i kishit të padeklaruara

Peza-Kërko falje

Bardhi-Jo nuk të kërkoj falje fare