Përcaktohen 3 çerekfinalistet e para të Europa League. Rezultatet e papritura

Chelsea, Napoli dhe Valenca, janë 3 skuadrat e para të kualifikuara për në turin çerekfinale të Europa League.

Londinezët e Mauricio Sarrit shpartalluan me rezultatin 0-5 Dinamon e Kievit, duke u konfirmuar kështu si një ndër pretendentet kryesore për të fituar këtë trofe.

Napoli i Elseid Hysaj u mposht në transfertë nga austriakët e Salzburgut me rezultatin 3-1.

Pavarësisht kësaj humbjeje, skuadra italiane arriti të kualifikoheshe për më tej, pasi kujtojmë që në sfidën e parë, të kaltrit e Ançelotit, triumfuan në “San Paulo”, me rezultatin 3-0.

Kualifikim dramatik për Valencian. Një gol i Guedes, në sekondat e fundit të lojës, i siguroi një biletë për më tej skuadrës spanjolle.

Sulejmanov kaloi i pari Krasnodarin në avantazh në minutën e 85-të, ndërkohë që goli i Guedes (1-1) i dhuroi kualifikimin Valencias. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të spanjollëve.