Shqiptari nga Tetova pret mandatin e dytë/ Kancelari austriak i shpreh përkrahjen

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz është takuar ditën e sotme me shqiptarin Setki Ibraimin, të cilit i ka shprehur përkrahjen e tij për garën për zgjedhjet lokale në Austri.

Shqiptari nga Tetova garon për mandatin e dytë si këshilltar në bashkinë e Stockeraut në Austri.

Zgjedhjet pritet të mbahen më 23 mars, ndërsa shqiptari garon për logon e partisë ÖVP, e cila pikërisht drejtohet nga kancelari Sebastian Kurz.