Xhihan rrëmben Xhenetin dhe Melisën, ja ç’do ndodhë nesër

Selim dhe Melisa shkojnë në spital dhe kërcënojnë doktorin t’u tregojë të vërtetën. Doktori bën sikur nuk di gjë. Xhenet thërret Pënarin dhe shkojnë në shtëpinë e Kajas por nuk e gjejnë aty.

Melisa telefonon Xhenetin dhe i tregon se personin e aksidentuar Xhihan e fsheh në shtëpi. Sema shkon në shtëpinë e Arzus dhe i thotë të arratisen. Arzu i thotë se nuk mund të arratisen gjithmonë dhe se tani është vonë pasi sot do martohet.

Ajo i tregon Semës se për disa kohë do jetojë me Xhihanin. Semës i vjen keq për Arzun dhe i jep forca. Doktori informon Xhihanin. Xhenet shkon në shtëpinë e Xhihanit dhe sheh se personin e aksidentuar po e largojnë. Selim, Melisa dhe Xhenet ndjekin makinën.

Arzu vishet me të zeza për martesën dhe i thotë Xhihanit se për të është funeral. Selim, Melisa dhe Xhenet arrijnë të marrin personin e aksidentuar. Ata shkojnë në shtëpinë e Xhihanit për të ndaluar martesën por nuk i gjejnë Arzun dhe Xhihanin.

Xhihan sjell Kajan të shohë martesën e tij me Arzun. Arzu i gjuan në shpullë Xhihanit. Xhihan kërcënon Arzun me videon e aksidentit. Arzu e detyruar pranon të martohet. Xhenet mëson vendin ku po martohen Arzu dhe Xhihan.

Selim u thotë Xhenetit dhe Melisës të qëndrojnë në makinë dhe shkon në çiflig. Kaja ndalon Arzun para se të firmosë. Selim vjen me personin e plagosur dhe i thotë Arzus të largohen. Xhihan i drejton armën Selimit por Arzu i del para.

Kaja qëllon badigardët e Xhihanit. Selim dhe Arzu largohen. Kaja dhe Xhihan qëllojnë njëri-tjetrin por policia mbërrin në vendngjarje. Xhihan ja mbath. Ai rrëmben Melisën dhe Xhenetin. Melisa njofton Arzun. Arzu dhe Selim tronditen./revistawho