'Shi me gjyma në Tiranë', rrjeti tallet me parashikimin e kryebashkiakut

Shi me gjyma. Ky ishte preteksti i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që të spostonte festën e Ditës së Verës nga sot për të dielën, 17 mars. Përmes një sondazhi në rrjetet sociale, ai kërkoi mendimin e qytetarëve për ndryshimin e datës së festimeve.

Por siç u pa sot, reshjet e shiut nisën pas dreke dhe nuk kanë qenë as të forta siç parashikoi Veliaj.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në meme tallëse dhe ironizuese.