Ilaçet e skaduara në QSUT, Prokuroria nis hetimet

Pas akuzave të bëra publike për ilaçet e skaduara në spitalet shtetërore mesohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për stokun e ilaçeve në QSUT.

Burimet bëjnë të ditur se Prokuroria po heton praktikat e tenderimeve të barnave të blera gjatë viteve 2012-2018, që prodhuan stok me barna të skaduara.

"Jemi duke hetuar se cilët janë zyrtarët e QSUT-së, të cilët kanë kryer blerjen e ilaçeve afër datës së skadencës", sqaron burime nga prokuroria.