FOTO/ Arbana falenderon në mënyrën më të veçantë Bieta Sulon

Në puntatën e fundit të emisionit të moderatores Arbana Osmani ‘Dua të bëj të lumtur’ ishin të thirrur çifti më i dashur për publikun shqiptar Alban Dudushi dhe bashkëshortja e tij Bieta Sulo.

Për këtë bashkëpunim të Bietës me programin Arbana e ka falenderuar në mënyrën më speciale, moderatoren.

Arbana i ka dërguar në studio një buqetë me trëndafila rozë dhe një pusullë  ku e falenderonte Bietën për bashkëpunimin.

‘Bieta faleminderit për çdo gjë. Je një bashkëpunëtore e shkëlqyer’ shkruante Arbana në pusullë.

Dhe moderatorja është prekur aq shumë nga ky gjest kaq miqësor dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj.

’Ma sollën në studio sapo do filloja live-n ndaj e sistemova këtu.Për kështu gjërash sa  herë të duash’ shkruan Bieta në foton e publikuar ku ka etiketuar Arbanën.