Meta në Forumin e Bakusë, bashkë me liderë të tjerë të rajonit

Presidenti i Republikës Ilir Meta po merr pjesë në Forumin e 7 Global të Bakusë.

Ai ka ndarë në faqen e tij në Facebook një foto ku është bashkë me liderë të rajonit që të gjithë pjesmarrës në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ja postimi i Metës në Facebook:

Përpara nisjes së Forumit të 7 Global të Bakusë, së bashku me Presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviç, Kryeministrin e Bullgarisë, Borisov dhe Bashkë-Presidentin e Bosnjë-Hercegovinës, Xhaferoviç.