Pranuan mandatin e deputetit/ Vasili në Syri.net: Gjallesa që shiten e blihen, meritojnë vetëm përbuzje

I ftuar në Syri.net, ish kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën në parlament, ku pjesëtarë të listave të LSI dhe PD zgjodhën të pranon mandatin e deputetit.

Sipas tij, ata meritojnë përbuzje pasi janë thjesht gjallesa që shiten e blihen.

I pyetur nga gazetari Alen Xhelili për emra konkret si Lefter Koka apo Ralf Gjoni, Vasili pranoi të mos komentonte shumë gjatë.

'Nuk kam asnjë koment për këtë çështje pasi nuk ka patur asnjë rol në parlament prej kohësh. Nuk ka qenë as në parlament, as në mbledhjet e kryesisë së LSI. Asnjë lloj ndjesie nuk kam për asnjë njeri.

LSI ka 228 mijë vota, që janë kontribut i shumë njerëzve, të sakrificës së tyre, të cilëve nuk kemi mundur tiu shprehim vlerësimin maksimal, nuk i kemi vlerësuar siç duhet. Kam një pakanqësi me veten për këtë gjë.

Nuk më thonë asgjë. 17 deputetë nga 18 kanë lënë mandatin e deputetit, unaminisht dhe me një kthjelltësi politike hoqën dorë nga mandati. Për njerëz që zgjedhin të bëhen gjallesa që shiten e blihen meritojnë vetëm përbuzje', u shpreh Vasili.