VIDEO/ Shpallet ngjyra e vitit 2019-të dhe adaptohet menjëherë nga shtëpitë e modës

'Pantone Color' është një kompani amerikane që kryesisht merret me katalogimin dhe identifikimin e ngjyrave. Në vitin 2007 ajo u ble për 180 milionë dollarë nga gjiganti amerikan X-Rite, i cili gjithashtu merrej me sistemet e klasifikimit të ngjyrave, përveç prodhimit të materialeve për zbulimin e imazheve në botën farmaceutike.

Pantone Color Insitute dhe X-Rite bashkë kanë krijuar një lloj monopoli de facto lidhur me identifikimin e ngjyrave për përdorim grafik.

Njësia e Biznesit Pantone propozon veten si një konsulent për kompanitë që veprojnë në sektorin e modës - dhe jo vetëm - për t'i zbatuar ato për identitetin dhe produktet vizuale të markës.

E bën këtë përmes parashikimeve të trendeve sezonale.

Që nga viti 2000 Pantone Color Institute ka mbajtur një deklaratë të veçantë për të ashtuquajturën "Ngjyra e Vitit", e aftë të ndikojë në dizajnerë nga sektorë të ndryshëm si veshje, orendi shtëpiake, dizajn industrial, paketim dhe dizajn grafik të krijimeve të vitit të ardhshëm.

Dhe për vitin 2019-të ngjyra rozë koral është përcaktuar si ‘Ngjyra e Vitit’.

Kohët e fundit shumë stilistë të modës kanë eksperimentuar me këtë ngjyrë në koleksionet për pranverën e vitit 2019.

Vetëm disa shembuj: Marc Jacobs ka ndërtuar një koleksion që përfshin disa pamje të kuqe të koraleve për ditën dhe tre veshje të ndezura në ngjyrë rozë dhe portokalli për natën.

Një tjetër markë e cila ka shfrytëzuar direkt këtë ngjyrë është kompania Nike dhe nuk ka mbetur aspak pas Apple që ka krijuar menjëherë iPhon-in në ngjyrë korali. 

Marrë nga: artribune.com- Përgatiti F.H, SYRI.net