Basha nga Dibra: Gegë e toskë, demokratë e socialistë, më 16 mars në takimin me historinë!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë një thirrje të fortë popullit të Dibrës në përmbyllje të takimeve të tij sot në Peshkopi.

“Zgjidhjen tani në dorë e ka populli dhe ju ftoj që në 16 mars të jeni edhe më shumë! Merrni miqtë, bashkëshortët dhe bashkëshortet, prindërit tuaj dhe ejani më 16 mars për ta çliruar Shqipërinë nga krimi, për ta çliruar Dibrën nga frika dhe për t’ju kthyer juve mundësinë, dinjitetin dhe lirinë, që së bashku ta çelim derën e lirisë si gjithë Evropa, që të mos shkojmë atje me kokë ulur si refugjatë po me kokën lart si dibranë krenarë, si shqiptarë krenarë!

Ju pres të shtunën në protestën më të madhe, në takimin me historinë!

Shqipëria si gjithë Europa na thërret! Mirësetëvini, dibranë e dibranë, gegë e toskë, demokratë e socialistë, në takimin tonë me historinë, të shtunën në orën 11:00! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! Fitore!"