Parlamenti i Kosovës sot në seancë të jashtëzakonshme

Sot prej orës 10:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë të vetmen pikë të rendit të ditës e ka debatin parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti, njofton gazeta Express.

Dje është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për shpenzimin e buxhetit të paplanifikuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.