Ish-gjyqtari prish festën e Juves: Penalltia nuk ishte, s’kishte kontakt

Ish-gjyqtari spanjoll, Andujar Oliver, ka thënë se nuk kishte kontakt te penalltia e dhënë për Juventusin.

Në minutën e 84-të të ndeshjes, Federico Bernardeschi u rrëzua në zonë dhe gjyqtari dha penallti për bardhezinjtë.

Andujar tha për “Radio Marca” lojtari i Juventusit u rrëzua pa pasur kontakt.

“Sipas mendimit tim, penalltia nuk është dashur të akordohej. Nuk kishte kontakt të mjaftueshëm”, tha ai për “Marca”.