VIDEO/ Juventusi në delir prej Ronaldos, momenti kur Georginës i rrjedhin lot

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, nuk mund të humbte takimin historik të Juventusit ndaj Atleticos dhe paraqitjen e shkëlqyer të yllit portugez.

Ky i fundit, thuajse në heshtje deri tani në këtë edicion në Ligën e Kampioneve me 1 gol në 5 ndeshjet e para me Juventusin, bëri gjithçka në duelin e sotëm, duke shënuar 3 herë në portën e Atleticos.

Për Georginën, ky ishte një moment shumë emocionues, ndaj pas golit të tretë të Ronaldos, atë që vulosi edhe kualifikimin e bardhezinjve, kamerat e fokusuan ndërsa ishte e përlotur në tribunë, sigurisht nga gëzimi për këtë arritje.

Georgina nuk e ka fshehur asnjëherë krenarinë e asaj për arritjet e Cristianos, por kjo ishte ndoshta hera e parë që ajo shfaqej kaq e emocionuar për golat e tij.