Shqiptari habitë Mbretëreshën e Anglisë me kërkesën e tij: Hello Queen, I’m an albanian boy…

Mbretëresha Elisabeth postoi foton e parë në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram dhe "theu" internetin.

Fotoja  tregonte një letër nga Arkivat Mbretërorë. Letra e shkruar nga pionieri i parë i kompjuterëve, Charles Babbage i drejtohej drejtohej stër-stër-gjyshit Princit Albert dhe datonte në vitin 1843.

Këtë moment me sa duket mezi e kanë pritur shqiptarët, të cilët janë të fiksuar pas rrjeteve sociale, sidomos Instagramit dhe e kanë shfrytëzuar për t’i bërë asaj një kërkesë.

Një djalë i cili ka kohë që po përpiqet të shkojë në Angli e ka përshëndetur Mbretëreshën me anë të një mesazhi dhe i ka kërkuar asaj që ta lërë të shkojë atje.