Video/ Bllokohet aksi Peshkopi-Bulqizë, digjen goma në mes të rrugës

Një ngjarje e minutave të fundit është në zhvillim e sipër në aksin Peshkopi-Bulqizë, ku lëvizja e automjeteve është e bllokuar prej afro një ore.

Shkak për të këtë bllokim të pazakontë të trafikut në këtë orë është bërë djegia e gomave në mes të rrugës, nga persona të paidentifikuar.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara në vendngjarja, vargu i automjeteve duket i gjatë.

Ndërsa në vendngjarje nuk kanë shkuar ende forcat zjarrëfikëse për të bërë të mundur fikjen e gomave.

Madje në vendngjarje nuk ndodhen as efektivë të policisë.