Tronditet Gjakova/ Një i vrarë e një i plagosur, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasiten e sotme në Gjakovë, ku një person është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas asaj që raporton Express, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marmull të Gjakovës.

“Në fshatin Marmull të Gjakovës një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur”, tha Lirije Podrimaj, zëdhënëse e policisë së Kosovës për Komunën e Gjakovës.

Ndërkohë pak minuta më parë, Policia e Kosovës njoftoi arrestimin e autorit. Ai është një 31-vjeçar me inicialet A.GJ.