PAMJE TË RËNDA/ Aksidenti në Fier-Lushnje, viktima jashtë makine

Një aksident rrugor me pasojë ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Viktimë e aksidentit është 37-vjeçari i identifikuar si H.G., ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të aksidentuar, 45-vjeçari I.B., si pasojë e daljes nga rruga.

I.B. ka qenë duke drejtuar një automjet Audi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e nxorën nga rruga. Viktima ishte pasagjer në mjetin e tij.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, që është bërë pakçaste pas aksidentit, makina ka dalë jashtë rruge, ndërsa gjendja e saj nuk ka nevojë për shumë komente, ndërsa sendet personale të viktimave janë përhapur disa metra..