Guru-ja i gruas së Gjiknurit dhe jeta e shfrenuar luksoze e ministrave të Ramës

Emri i Rovena Gjiknurit, ndoshta nuk do ti kujtonte askujt asgjë sikur të mos ishin ato pamje të dhjetorit që lamë pas kur gruaja e ministrit të kohës së Energjitikës Damian Gjiknuri, u ule në tokë në aertoportin "Nënë Tereza" dhe i puthi këmbët një guru-je indian.

Në atë kohë u përfol gjatë për shumën që kishte marrë guru-ja i famshëm indian për të ardhur në Tiranë, por ngjarja u përfol edhe më shumë për vetë jetën luksoze që bënte familja e një ministri të përfolur për korrupsion, por edhe e vetë kastës së ministrave të Ramës.

Mbrëmë në emisionin “Opinion”, Rovena Gjiknuri teksa foli për takimin me guru-në në Tiranë, nuk dha shpjegime mbi shpenzimet e këtij udhëtimi.

Si një banore e një planeti tjetër, dhe jo e një vendi të varfër si Shqipëria, znj. Gjiknuri foli për udhëtimin e saj drejt induizmit.

“Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Ne jemi një miniaturë e Zotit mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet nuk kam pyetur për këtë gjë më është shfaqur kjo gjë”.-tha znj. Gjiknuri.

Po ndërsa znj. Gjiknuri po zbulon veten nëpëmjet spiritualizmit, na mbetet ne të tjerëve për të zbuluar se si familja e një ministri bën pa u shpenguar një jetë të tillë luksoze.