Kupa e Shqipërisë/ Gafa të Partizanit dhe Kukësit në çerekfinalet e para

U luajtën sot dy nga katër ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, njofton Syri.net.

Në “Elbasan Arena”, Partizani si ekip pritës gaboi ndaj Luftëtarit, duke humbur me rezultatin 2-1.

Kjo disfatë e bën tepër të vështirë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Gjirokastër.

Kukësi shpërdoroi mundësinë të arrinte që sot kualifikimin, pasi ishte në avantazh të dy golave në Durrës ndaj Teutës, por “djemtë e detit” arritën të barazojnë 2-2, duke lënë të hapur gjithçka për sfidën e kthimit.

Tirana do ta luajë nesër sfidën e saj me Laçin, ndërsa Skënderbeu është i kualifikuar automatikisht, pasi Kamza është përjashtuar nga aktiviteti.