VIDEO/ Teuta-Kukësi, barazim dramatik në ‘Niko Dovana’

Teuta dhe Kukësi zhvilluan në “Niko Dovana” ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Ky takim u mbyll në barazim 2-2, duke lënë gjithçka hapur përsa i përket kualifikimit në ndeshjen e kthimit.

Kukësi ishte në avantazh të dy golave, pasi Rexhinaldo shënoi në fundin e pjesës së parë dhe Shkurtaj në të 53’.

Durrsakët reagojnë mjaft mirë dhe Busic e Hakaj arrijnë të barazojnë, duke mbajtur gjallë shpresat për në gjysmëfinale.