Njihuni me 'liderin e ri të opozitës'/ Jam pellazg, jam gjuz, jam peshk gjuhëz

Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore, i cili është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas pranimit të mandatit të deputetit dhe vetëshpalljes si lideri i ri i opozitës.

Ai ka qenë i ftuar në disa studio televizive ku ka folur për lëvizjet e tij politike, planet për të ardhmen dhe atë çfarë përfaqëson.

Por një deklaratë e tij po bën xhiron e rrjetit duke shkaktuar edhe ilaritet mes përdoruesve të rrjeteve sociale.

"Unë jam pellazg, jam gjuz, jam gjuhëz, gjuha jonë sa  e mirë, jam peshk gjuhëz...", u shpreh ndër të tjera kreu i Partisë Konservatore.