Lëvizjet e para të Zidanes, super ofertë për Hazard

Tani që Zinedine Zidane është emëruar në stolin e Real Madridi ka filluar ta përgatitë ofertën për transferimin e sulmuesit të Chelseas, Eden Hazard.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka bërë gati ofertën me vlerë 100 milionë sterlina për të marrë kartonin e belgut, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Reali pritet t’i ofrojë Hazardit një kontratë deri në vitin 2022, ndërsa raportohet se belgu ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Zidanen.