VIDEO/ Policia arreston përmbaruesit, kur pronën e zapton Gjinushi, ndalon banorët kur tokën e ka i zoti

Ligji është i njëjtë për të gjithë, por policia nuk është njësoj për të gjithë.

Këtë e tregoi dita e djeshme, kur policia më fakt vendosi të arrestojë banorët të cilët po mbronin pronën e tyre.

Ndryshe ka vepruar policia, kur pronën e ka zaptuar një politikan i majtë, konkretisht Skënder Gjinushi.

Nuk janë të largëta pamjet, kur Policia e Shtetit do të dërgonte forcat speciale për të mbrojtur selinë e Skënder Gjinushit, pas ministrisë së Drejtësisë, pronë e cila i kishte kaluar ish-pronarëve.

Në tetor të vitit 2013, vetëm pak muaj pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, policia arrestonte përmbaruesit kur këta të fundit kishin shkuar për të zbatuar një vendim gjykate.

Por çfarë ndodhi dje në Tiranë?

Policia arrestonte banorët dhe rrinte në krah të përmbaruesve. Dje policia nuk veproi siç vepronte kur prona ishte zaptuar nga Skënder Gjinushi, por dje Edi Rama shkruante në Tëitter se policia e ka detyrim ligjor ti dalë në krah përmbaruesit.

Po edhe para 5 vitesh i njëjti ligj ishte, por atëherë policia doli në krah të zaptuesit e jo pronarit.