VIDEO/ Kërcënohet gazetari Basir Çollaku: Mos fol për drogën se e ke rrëzë veshit

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar ditën e djeshme në polici për kanosjen që është bërë ndaj tij.

Kërcënimi ka të bëjë me një telefonatë të dielën në emisionin e mëngjesit në ReportTV.

Ka qenë një telefonues i cili ka kërcënuar live gazetarin duke thënë që të mos dalë ne ekran e të flasë për bandat dhe drogën se e ka pas veshi.

Telefonuesi kanosës thoshte në bisedën e tij drejtpërdrejt në emision që gazetari duhet të mbyllë gojën dhe të bëjë kujdes.

Pas kësaj gazetari ka bërë kallëzim në Policinë e Shtetit.