Rikthehet dëbora, moti sot

Reshjet e borës dhe i ftohti janë kthyer mbi vendin tonë.

Bora ka zbardhur shumë prej qyteteve të Kosovës, ndërsa edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Moti për sot parashikohet kryesisht i vranët dhe me erë. Paradite priten reshje të dobëta bore, që gjatë ditës do të pushojnë.

Temperaturat do të lëvizin me minimalen 0 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës do të shënojë 4 gradë celsius.