VIDEO/ I propozoi për fejesë, çifti përfundon në burg

Në ditën më të bukur të jetës së tyre, ata përfunduan pas hekurave. 

Një çift iranian janë arrestuar pasi propozimi për fejesë është bërë në një qendër tregtare para shumë njerëzve.

Kjo ka ngjallur reagimin e  policisë së qytetit Arak, që e ka dërguar çiftit menjëherë pas hekurave, për arsye të shkeljes së rregullave islamike.

Martesat e gjinisë së njejtë dhe shfaqja e dashurisë në vende publike janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit.