‘Ka rënë zjarr po s’di kujt t’ia them’, aktorja tregon bisedën me policinë: Më mbyllën...!

Aktorja Egla Ceno ka denoncuar një rast të rënies së një zjarri në një zonë të banuar në Polici përmes një telefonate, por kjo e fundit i ka ndërprerë telefonatën.

Ceno shkruan në rrjetet sociale se personi që i është përgjigjur pasi ajo ka telefonuar Policinë ka përdorur një gjuhë dhe sjellje të papërshtatshme ndaj saj.

Status i plotë:

Policia e Shtetit?! Sherbim skandaloz! Operatori, ai qe presupozohet te me beje te ndihem e sigurt, me flet si nje lamash rrugesh duke refuzuar te jape emrin apo kodin e operatorit! dhe DUKE ME MBYLLUR telefonaten! Mora per te thene qe ka rene zjarr! Ne fakt ka rene zjarr po s’di kujt t’ia them ne kete pike! Turp turp 1000 here turp per gjuhen dhe sjelljen!