Rekomandimi i fundit i Fleckenstein pas dy shisheve verë me zv/ministren e Ramës

Rekomandimi i fundit i Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka ardhur pas dy shisheve me verë me zv/ministren e Drejtësisë, Teuta Vodo.

Numri dy i dikasterit të Drejtësisë, pas një dreke pune me Knut Fleckenstein, ka konfirmuar vendosmërinë e qeverisë se nuk ka do të ketë asnjë hap pas, pavarësisht kërkesave të Opozitës, e cila më 16 mars ka programuar protestën e rradhës.

“Kënaqësi e veçantë diskutimi me Knut Fleckenstein sot mbi ecurinë e mëtejshme te së ardhmes tonë , e cila kërkon dialog dhe bashkëpunim.”
“Përkushtimi që kemi treguar deri më sot për t’i shërbyer identitetit tonë nuk do të kthehet asnjë hap mbrapa. Kemi treguar angazhim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë punën tonë drejt me këmbëngulje, me ndihmën dhe mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë”, shprehet Hodo, duke shtuar edhe një foto me europarlamentarin.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, si dhe delegacioni i BE-së që e shoqëroi pak kohë më parë në Tiranë, kritikoi opozitën për vendimin e djegies së mandatave.