Tmerr tek Atletico Madrid, avioni lëkundet për 30 minuta nga era e fortë

Atletico Madrid ka udhëtuar drejt Italisë për sfidën e së martës ndaj Juventus për ndeshjen e kthimit në Champions League.

Ka qenë një udhëtim i vështirë për skuadrën dhe stafin e klubit spanjoll, të cilët 30 minutat e fundit të fluturimit i kanë kaluar me ankth, sepse era e fortë ka pushtuar Torinon dhe ka bërë që avioni të ketë lëkundje të forta.

Për më tepër që ulja në pistën e aeroportit është bërë edhe më e vështirë nga prezenca e erës.

Gjithsesi, falë eksperiencës së pilotit avioni është ulur pa dëmtime në pistë dhe në fund të gjithë duartrokitjet e pasagjerëve të çliruar nga ankthi kanë shkuar për të.