FOTO/ 5 unazat e fejesës që mori ndër vite Jennifer Lopez

Jennifer Lopez është fejuar për të pestën herë. Këngëtarja i tha ‘po’ propozimit për martesë të Alex Rodriguez, të dashurit të saj prej 2 vitesh.

Alex i propozoi divës së muzikës gjatë pushimeve tropikale me një unazë gjigante me diamante. Ekspertët e bizhuterive vlerësuan se unaza kishte një vlerë 1 milionë dollarë deri në 5 milionë dollarë.

Aktorja dhe këngëtarja me famë botërore është martuar tri herë. Bashkëshorti i saj i fundit ishte Marc Anthony, me të cilin ka dy binjakët 10-vjeçarë Max dhe Emme.

Ajo gjithashtu u fejua me Ben Affleck. Çifti, i quajtur Bennifer, njoftoi në janar 2004 pas dy vjetësh së bashku.

Më poshte janë 5 unazat që mbretëresha e muzikës pop ka marrë

-Bashkëshorti i parë ishte Ojani Noa. Ata u martuan në viti 1997 dhe u divorcuan më pak se një vit më vonë. Noa i propozoi J.Lo me një unazë diamanti në formë dardhe.

Bashkëshorti i dytë ishte Cris Judd. Këngëtarja dhe ish-balerini u martuan në vitin 2001 për tu ndarë më pak se një vit më vonë. Çifti përfundoi divorcin në janar të vitit 2003, ndërsa Jennifer ishte e fejuar me Ben Affleck.Cris Judd i propozoi J.Lo me një unazë ngjyrë smeraldi.

I fejuari Ben Affleck. Këngëtarja  dhe aktori filluan të dalin në vitin 2002, kur luajtën në filin e famshëm Gigli. Atë nëntor, Affleck i propozoi J.Lo. Të dy planifikuan një ceremoni martesore në Santa Barbara të Kalifornisë, më 14 shtator 2003. Por Affleck e anulloi katër ditë para datës së planifikuar, duke cituar "vëmendjen e tepërt të medias". Ai dhe Jennifer njoftuan ndarjen disa muaj më vonë.

Affleck i dha J.Lo një unaza diamanti 6.1 karat, që vlerësohet të jetë me vlerë mes 1.2 milionë dollarë dhe 2.5 milion dollarë.

Bashkëshorti i tretë Marc Anthony. Dy këngëtarët kanë dy binjakë së bashku Max dhe Emme. Ata u martuan në vitin 2004 dhe njoftuan ndarjen në vitin 2011. Anthony paraqiti kërkesën për divorc një vit më vonë dhe u finalizua në 2014.

Anthony i propozoi Lopez me një unaza 8.5 karat ngjyrë blu Harry Ëinston, me vlerë rreth 4 milionë dollarë.

-I fejuari Alex Rodriguez. Çifti filloi të takohej në shkurt 2017. Alex i propozoi J.Lo me një unazë diamanti 15 karat