", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ U frymëzua nga Frida Kahlo, Ronela Hajati përlotet nga komentet

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Ronela Hajati u shfaq ditë më parë në Instagram me një foto me vetulla të bashkuara ku siç duket po përgatitet për klipin e saj më të ri.

Ronela u frymëzua nga piktorja meksikane Frida Kahlo, e cila ishte një ikonë e fuqisë dhe një gjeni e artit.

Frida Kahlo ndryshoi standardet e bukurisë me vetullat e bashkuara, këmbën e djathtë që ishte më e hollë se e majta dhe fustanet e saj indigjene.

Por shumë nga ata që nuk e kuptuan aspak foton e Ronelës dhe që me siguri nuk e njohin Kahlo-n, bënë komente aspak të këndshme për këngëtaren. 

Ronela vendosi të reagonte sot përmes një tjetër fotoje, ku shfaqet e përlotur.

“Unë kur pashë komentet për vetullën”, shkruan këngëtarja, duke nënkuptuar se i vjen keq për të gjithë ata që nuk e kanë marrë mesazhin e saj.

View this post on Instagram

Une kur pashe komentet per “vetllen” ????

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on