‘BE e painformuar’, Belind Këlliçi tregon debatin me eurodeputetin në PE

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi i ftuar në studion e SYRI.net, ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Këlliçi ka treguar se Bashkimi Europian është i painformuar për Shqipërinë e vërtetë, për realitetin e prekshëm jo për atë që tregon qeverisja e Edi Ramës.

Këlliçi ka treguar edhe një përplasje me eurodeputetin Christian Preda gjatë një takimi të pak ditëve më parë.

‘Kur shkon e dorëzon fakte në BE, ata nuk kanë si ti anashkalojnë.

Duhet të bëhet transparencë të plotë.

Një prej eurodeputetëve më tha pse mendoni se Edi Rama është Maduro i Shqipërisë?

Menjëherë unë i dhashë të gjitha argumentet dhe i tregova Shqipërinë e vërtetë, atë të blerjes së votave, skandaleve, korrupsionin galopant etj.

Pas përgjigjes time, eurodeputeti Preda th: zotëri injoroni pyetjen që ju bëra.

Në sallë kishte shumë ambasadorë dhe eurodeputetë që siç duket e njohin ndryshe Shqipërinë, e njohin si vendin tonë si parajsë.

Vendi ynë vërtetë është vend i mirë, për të ardhur 1 ditë, 2 ditë, apo 1 javë.

Por realiteti shqiptar është ai i periferive, ajo është Shqipëria e vërtetë.

Eurodeputetët kanë qenë të bindur që Shqipëria që prej marrjes së pushtetit nga Edi Rama, vendi ka bërë hapa pas.

Niveli i korrupsionit është aq i madh dhe kjo e bën të pamundur që Shqipëria të marrë negociatat’, tha Belind Këlliçi në studion e SYRI.net.