Jooo! Menjëherë pas fejesës me JLo për Alex Rodriguez vijnë akuza tradhëtie

Ish ylli i bejsbollit Jose Canseco me anë të një postimi në Twitter e ka akuzuar ish-yllin e Yankee Alex Rodriguez për mashtrim ndaj të fejuarës së tij këngëtares së famshme Jennifer Lopez.

Alex Rodriguez e tradhëton yllin e muzikës pop me ish gruan e tij e Canseco Jessica, një yll i TV realitet.

'Duke parë JLo-n t’i dërgojë mesazhe Alex Rodriguez-it, ajo nuk e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica. E shkreta vajzë, nuk ia ka idenë se kush është ai”, shkroi ai.

‘Kemi qënë së bashku kur Alex telefonoi ish gruan e tij. Alex mjaft u tregove një hajvan, mjaft tradhtove Jennifer Lopez-in’ vazhdoi Jose.

Ai shtoi se do të bënte një foto në mënyrë që të vërtetonte se ajo që thoshte ishte 100% e vërtetë.