FOTO/ Fansat ia arriten qëllimit,Tayna përlotet
Tayna, është kthyer në këngëtaret më të preferuara të rinisë shqiptare por jo vetëm.
Ajo ia ka dalë mbanë të jetë në top listën e këngëve më të dëgjuara në "Youtube" në Shqipëri edhe pse numëron vetëm disa këngë.
Gjithashtu reperja është në kontakt të vazhdueshmë më fansat e saj në rrjetin social Instagram ku është shumë aktive.
Së fundmi me anë të një postimi Tayna ka treguar se si është pritur në koncertin e saj.
Në një video të publikuar në Instastory reperja tregon pjesmarrjen e lartë në koncert dhe pritjen madhështore që fansat e saj i kanë bërë.
‘Po filloj të qaj. Faleminderit shumë’ ka shkruar Tayna në postim.
Nuk është hera e parë që Tayna pritet kështu në çdo koncert që ajo jep ku numri i fansave të saj është i madh.