VIDEO/ Kështu ndodh kur luhet në dëborë, topi ngec para vijës fatale

Stuhia e dëborës dhe Bajern Leverkuseni, mposhtën Hanoverin në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Bundesligës gjermane.

Miqtë arritën të triumfonin me rezultatin 2-3, teksa në minutën e 33-të, u regjistrua një episod i çuditshëm.

Futbollisti Haraguçi i Hanoverit pasi shmangu portierin, shënjestroi portën e zbrazur.

Kur të gjithë prisnin që të festonin golin, miqve iu ka ardhur në ndihmë stuhia e dëborës, që nuk ka lejuar topin që të përfundonte në rrjetë, duke bërë që ai të ngecte në vijë fatale.