Aksident tragjik në Peshkopi/ Udhëtonin me motor, humbin jetën burrë e grua

Aksident me pasojë vdekjen e dy personave në aksin Maqellarë-Peshkopi, pranë fshatit Grezdan. Një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit, një 34-vjeçar.

Ndërkohë i plagosuri, që ishte duke udhëtuar me 34-vjeçarin në motor, është dërguar në spital, por nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve.

Sipas informacioneve më të fundit, viktimat janë bashkëshortë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Njoftimi i Policisë:

“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi,  shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.”