FOTO-VIDEO/ Shqiptarët e Athinës protestë nën moton 'Rama ik'

Qytetarë të shumtë shqiptarë, që jetojnë e punojnë në Athinë, protestuan sot para godinës së Ambasadës shqiptare në kryeqytetin grek, kundër asaj që ata e quajnë qeveri e krimit dhe korrupsionit.

Nën moton “Rama ik” ata kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Rama.

Protesta e Athinës është përshëndetur edhe nga ish kryeministri Sali Berisha.

“Protestë e fuqishme e emigrantëve tanë ne Athinë nën moton Rama Ik. Nderim emigrantëve tanë kudo që janë”, shkruan ish kryeministri Berisha në Facebook.

Protesta e Athinës vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 16 Marsit, protestë ku pritet të vijnë edhe shqiptarët e Diasporës.