Ylli i Milan në orbitën e Manchester United

Manchester United kërkon yllin e Milanti për të zëvendësuar Valencian.

Sipas raportimeve të “Mirror”, është Davide Calabria ai i cili shihet si zëvendësuesi potencial i ish kapitenit të United.

Valencia do të mbush 34 vjet në muajin gusht, gjë që nënkupton se karriera e tij është drejt fundit.

‘Djajtë e kuq’ thuhet se janë të impresionuar me 22 vjeçarin Calabria, dhe ata do të hasin në kompeticion edhe me skuadrën e Everton.

Kujtojmë se Manchester United për krahun e djathtë ka edhe Diogo Dalot, për të cilin Jose Mourinho ka thënë se ka potencialin që të jetë Gary Neville i ardhshëm.