Vodhi mariuanën në rajonin e policisë, nuk i rezistoi erës

Policia e Charlerioit, në Pensilvani, ra preh e një grabitje të pa imagjinueshme.

Një pako mariuana e sekuestruar në një aksion antidrogë papritmas u zhduk nga rajoni i policisë në momentin kur një nga agjentët vendosi të bëjë inventarin e materialeve të sekuestruara. 

Policia nuk u lodh shumë për të evidentuar të dyshuarin kryesor të kësaj ndodhie.

Ai ishte, David Allan Thompson, i cili ndodhej në rajon për të dhënë një dëshmi, në momentin kur ndodhi grabitja e mariuanës.

Agjentët e arritën në kohë Thompson-in, i cili sapo ishte larguar nga stacioni i policisë: fillimisht ai u përpoq të mohonte se ishte ai grabitësi, por pastaj arriti të dorëzojë pakon me drogë duke pranuar se ai e dinte se kishte bërë një budallallëk të madh por nuk arriti t’i rezistonte aromës së bimës.

"Era ishte shumë e mirë", u ka thënë Thompson agjentëve dhe fatmirësisht është larguar pa marrë një dënim nga rajoni.