FOTO/ Incidenti, i ftuari vë në siklet Arbanën

Emisioni ‘Dua të bëj të lumtur’ është një nga emisionet më të kontestuara, qoftë për shkakun se në të bëjnë pjesë njerëz të thjeshtë, apo edhe për vetë formatin e emisionit.

Shpesh emisioni akuzohet për krijimin ‘artificial’ të momenteve dramatike.

Një incident i tillë i ka ndodhur moderatores Arbana Osmanit me njërin nga të ftuarit.

Një djalë së bashku me partneren e tij kishte vendosur të thërrite vëllain e tij të para-lizuar për ta falënderuar.

Por teksa ai hyn, dhe Arbana e pyet nëse e e priste këtë surprizë, përgjigja e tij e ka kapur disi të papërgatitur moderatoren.

 ‘Me vëllain erdha’, thotë për një moment i ftuari.

Menjëherë, moderatorja për të dalë nga situate u mundua të shpjegojë që kjo është një teknikë e emisionit, por më kot.