Vrasja në Peqin, identifikohet viktima/ Ja si ndodhi ngjarja

Një 21-vjeçar është vrarë në fshatin Galush të Peqinit.

Burime nga policia thanë se ka mbetur i vdekur i riu, Roland Lleshi.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me armë gjahu në mënyrë aksidentale nga vëllai i tij.