BE në panik/ Partitë ekstremiste dyfishojnë vendet në Parlamentin Europian

Partitë anti-establishment në të gjithë BE-në pritet të kenë një rritje të popullaritetit në votimet për Parlamentin Evropian, që pritet të mbahen gjatë muajit maj.

Një sondazh i publikuarr sot tregon se, votuesit e lodhur nga “status quo”-ja e Brukselit mund të çojë në dyfishim të eurodeputetëve skeptikë.

Sondazhi është kryer nga gazeta më e madhe gjermane “Bild” në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, ku janë anketuar më shumë se 9,500 votues.

Në tre vende,Francë, Itali dhe Poloni, partitë anti-establishment të krahut të djathtë dolën në krye, duke konfirmuar një rritje euroskeptike mes votuesve të BE-së.

Partitë që priten të përfitojnë nga ky ndryshim në qëndrimin e votuesve përfshijnë partinë e Marine Le Pen në Francë, e cila mund të sigurojë 23% të votave në vendin e saj. Në Itali, Partia “Lega Nord” e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, pritet të fitojë 33%.

Të dyja partitë e krahut të djathtë janë anëtarë të grupit Europa Euroskeptike e Kombeve dhe të Lirisë (ENF), i cili pret të rrisë numrin e përgjithshëm të deputetëve nga 37 në 67 në parlamentin me 705 vende.

Partitë euroskeptike jashtë grupit të ENF-së gjithashtu priten të përfitojnë në zgjedhjet e majit.

Sipas “Bild”, në Poloni, partia qeverisëse “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) do të marrë 42%  të votave. Ndërsa në Gjermaninë, mbështetja për Alternativën për Gjermaninë (AfD) pritet të arrijë në 12%.

Një raport i kohëve të fundit nga një think-tank pro-BE paralajmëroi se euroskeptikët mund të fitojnë 30%  të vendeve dhe të paralizojnë parlamentin.

Duke folur më herët këtë muaj, ish-presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, kritikoi ashpër populistët që cilët sipas tij shqetësohen vetëm për “kombin tim, fenë time dhe interesin tim “.

Grupi më i madh pro-evropian në parlament, Partia Popullore Evropiane (EPP), e cila bashkon partitë e qendrës së djathtë dhe liberale-konservatore, është tronditur kohët e fundit nga brenda. Anëtarja e saj hungareze, partia populiste hungareze “Fidesz”, nisi një fushatë reklame kundër miliarderit George Soros dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Pasi u akuzua për nisjen e një “fushate kundër Brukselit” dhe u kërcënua me dëbim nga EPP-ja, “Fidesz” tha se do të zëvendësonte tabelat me të tjera, duke nisur një fushatë që do u kërkojë hungarezëve të lindin më shumë fëmijë.