Mourinho te Reali? –Solari jep këtë përgjigje

Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari ka dalë 80 minuta vonesë në konferencën për shtyp.

Tekniku argjentinas ka thënë se do të jepte gjithçka nga vetja për të rikthyer suksesin tek Real Madrid.

“Do të përgjigjem njësoj si ditën e parë që isha këtu. Ne të gjithë jemi duke kaluar një moment të vështirë por për secilin trajner dhe skuadër më e rëndësishme është ndeshja e radhës. Është një nder t’i shërbesh këtij klubi”, ka thënë Solari.

Nërsa kur është pyetur për rikthimin e mundshëm të Mourinhos te Reali i Madridit, Solari ka dhënë një përgjigje diplomatike:

Mourinho? “Këto nuk janë deklarata që duhet të merrem me to. Unë jam trajneri dhe si të gjithë, mundohem të jap më të mirën që kam” ka vijuar argjentinasi.

“Do të mundohem të bëjë më të mirën, siç kam bërë nga dita e parë”, përfundoi fjalën e tij Solari.

Kujtojmë që 8 ditët e fundit ishin katastrofë për Real Madridin që doli nga gara për titullin kampion dhe gjithashtu u eliminua nga Champions League dhe Kupa e Mbretit.