VIDEO/ 'Astir' edhe në Këlcyrë, ndizen protestat, qytetarët në shesh

Banorët e Këlcyrës janë solidarizuar me bashkëqytetarët e tyre, pronat e të cilëve do të shemben si pasojë e planit të ri urbanistik të qytetit.

Qindra njerëz janë mbledhur në qendër të qytetit për të protestuar ndaj projektit që shkatërron 30 objekte dhe lënë në qiell të hapur rreth 100 qytetarë.

Sot protestës, i është bashkuar edhe ish deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Endrin Gjipali.

Banorët, kryesisht ata që preken nga plani i ri urbanistik i qytetit, kanë kërkuar me ngulm pezullimin e projektit që zhduk pronat e tyre të grupuara në pjesën më të dukshme të Këlcyrës.

Ata apeluan për mungesën e transparencës nga ana e Bashkisë së Këlcyrës për projektin që shemb banesat dhe objektet e tyre dhe njëkohësisht u shprehën se nuk do të rreshtin së protestuari deri në fund.

Tubimi u mbyll paqësisht, ndërsa protestuesit premtuan se ato do të vazhdojnë deri në anullimin e projektit.

kjo ishte dita e 6-të e protestës së tyre.